Mijëra italianë kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit

Evropë

Mijëra italianë kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 20:51
Ilustrim

Rreth 5 mijë italianë mbushën sot rrugët e Romës, duke protestuar kundër qeverisë Renzi. Ata kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit italian dhe zgjedhje të reja parlamentare. E kanë quajtur dita kundër Renzit dhe kundërshtojnë reformat e ndërmara nga qeveria e tij në shendetësi dhe ekonomi, por edhe referendumin që pritet të mbahet në dhjetor për ndryshimet kushtetuese.

Mijëra italianë kanë dalë në rrugët e Romës kundër qeverisë Renzi. Nën moton dita kundër Renzit, ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit italian dhe zgjedhje të reja parlamentare. Ndër aryet e zëmërimit të tyre janë reformat e ndërmarra prej tij, të cilat i cilësojnë jo sociale dhe referendumi i thirrur për ndryshime kushtetuese.

“Jua them me dy fjalë, ne jemi këtu thjesht për ti thënë jo Renzit, jo asaj që po bën sepse e ka çuar vendin në një rrënim total. Asgjë nuk shkon mirë, duke filluar nga shëndetësia të cilën po e shaktërrojnë dhe po mbyllin spitalet, punësimi akoma më keq, kanë mbyllur fabrikat dhe madje edhe bizneset e vogla. Fëmijët tanë nuk arrijnë dot të gjejnë punë sepse ne dalim në pension 100 vjeç. Dhe kjo nuk është gjë e mirë, ndaj dhe i themi jo”, shprehet Cinzia Ronziti.

“Sepse të gjitha reformat që ka bërë nuk janë reforma të së majtës dhe distancohem nga Renzi dhe qeveria e tij. Nuk jam e majtë, por jam për një shtet social, kurse Renzi mbështet financat internacionale”,thotë Vanna Logi, protestuese.

“Sot është një protestë e madhe, vazhdim i të djeshmes për ti thënë jo referendumit të ndryshimeve kushtetuese, i cili është thirur nga qeveria Renzi. Ndaj dhe dita e sotme quhet dita kundër Renzit. Ne duam largimin e kësaj qeverie dhe ndryshimin e politikave sociale”, thotë Francesko, një tjetër demonstrues.

Referendumi për ndryshimet kushtetuese do të mbahet më katër dhjetor dhe shihet si një votë e drejtpërdrejtë ndaj Kryeministrit italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat