Kroacia nuk do të ndërtojë pengesa fizike në kufirin e saj

Evropë

Kroacia nuk do të ndërtojë pengesa fizike në kufirin e saj

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 20:23
Andrej Plenkoviç

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka njoftuar të shtunën se nuk e shohin të arsyeshme që të ndërtojnë pengesa fizike në kufirin kroat, për të ndalur valën e re të mundshme të emigrantëve nga Siria dhe Iraku.

Plenkoviç tha se ka shumë mënyra për të mbrojtur kufijtë dhe së Kroacia ka kontroll të plotë, ndërsa Ministria e Brendshme dhe policia kanë ngritur nivelin e tyre të gatishmërisë në të gjitha pjesët e kufirit, e nw veçanti në pjesët e gjelbëruara, ku ka pasur lëvizje më të madhe të emigrantëve, raporton TV N1.

Deklarata e kryeministrit kroat vie pasi Sllovenia ka fillua që të ndërtojë një gardh metalik për gjatë vijës kufitare me Kroacinë.

Por kryeministri kroat, zotohet se Kroacia është e përkushtuar që të mbrojë jo vetëm kufijtë e shtetit të tij, por edhe ata të Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat