TUSK: BE-ja e hapur për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë

Evropë

TUSK: BE-ja e hapur për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 17:57
Donald Tusk

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk u shpreh sot se BE-ja duhet të mbajë të hapur mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë në lidhje me ofensivën e saj në Siri nëse bombardimet ndaj civilëve do të vijojnë me të njëjtin intensitet.

”BE-ja duhet të mbajë të hapura të gjitha mundësitë, duke përfshirë sanksione, nëse do të vijojnë të shënohen krime të mëtejshme”, u shpreh Tusk në nisje të samitit të 28 liderve të Bashkimit Evropian, duke iu referuar sulmeve ajrore mbi popullsinë civile dhe qendrat spitalore në Alepo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat