Mbi 100 emigrantë, të ngujuar në kufirin me Serbinë

Evropë

Mbi 100 emigrantë, të ngujuar në kufirin me Serbinë

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 17:02
ilustrim

Rreth 120 refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme kryesisht nga Pakistani, Iraku e Siria tash e disa muaj janë vendosur në Qendrën Tranzitore në Tabanoc pranë kufirit me Serbinë.

Disa prej tyre që në këtë kamp po qëndrojnë për më tepër se 8 muaj ankohen për kushtet e renda, që pritet të vështirësohen edhe më tepër gjatë dimrit.

“Unë jam këtu gati 8 muaj, vij nga Guatemala, kushtet nuk janë edhe aq të mira këtu. Jemi gjithsej 9 anëtar të familjes”, tha një refugjat nga Guatemala.

‘Ne jemi këtu dy shokë, jemi vendosur në një kontejner, jemi këtu përafërsisht rreth 7 muaj, kushtet nuk janë edhe aq të mira, ne jemi nga Siria”, u shpreh një refugjat nga Siria.

Për të zbutur situatën e rëndë, disa shoqata ofrojnë ndihme çdo ditë për refugjatët.

Por, pavarësisht qëllimeve humanitare, përfaqësuesit e këtyre organizatave ankohen se në disa raste pengohen nga autoritetet për tu ndihmuar refugjatëve.

Refugjatët janë bllokuar në këtë qendër pas vendimit të Serbisë për të mbyllur kurin me për kalimin e emigrantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat