Merkel diskuton çështjen e Ukrainës me presidentin rus, ukrainas dhe francez

Evropë

Merkel diskuton çështjen e Ukrainës me presidentin rus, ukrainas dhe francez

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 10:30
Angela Merkel

Kancelaria gjermane, Angela Merkel sonte do të jetë nikoqire e takimit me presidentët e Rusisë, Ukrainës dhe Francës në të cilën do të shqyrtohen angazhimet për arritjen e paqes në Ukrainën Lindore, bën të ditur qeveria gjermane.

Në kumtesë theksohet se Merkel i ka ftuar presidentin rus, Vladimir Putin, homologun i tij ukrainas Petro Proshenko dhe shefin e shtetit francez, Fransua Hollande për të bërë vlerësimin për zbatimin e Marrëveshjes së Minskut për tejkalimit të krizës në Ukrainën Lindore, si dhe t’i shqyrtojnë hapat e ardhshëm në procesin paqësor.

Katër liderët kanë takime të përkohshme, në të cilat do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së kryeqytetit bjellorus, të arritur me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës në shkurt të vitit 2015.

Bisedimet e fundit të nivelit të lartë në të ashtuquajturin format normandez u mbajtën në tetor të vitit të kaluar në Paris.

Paralajmërimi për këtë takim katërpalësh pasoi pasi zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Shtefan Zajbert të hënën deklaroi se kancelaria Merkel është e gatshme të takohet me presidentin rus Putin, nëse ka progres në procesin paqësor për Ukrainën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat