Policia turke vret një militant të dyshuar të IS-it

Evropë

Policia turke vret një militant të dyshuar të IS-it

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 08:11
Ilustrim

Policia turke ka vrarë një militant të dyshuar të Shtetit Islamik (IS), i cili besohet se po përgatiste një sulm vetëvrasës me bombë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Turqi, Anadolu, militanti është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.

Policia kishte kërkuar dorëzimin e tij gjatë një operacioni të zhvilluar në periferi të kryeqytetit të Turqisë, Ankara. Ai kishte hapur zjarr ndaj policisë dhe më pas është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat