Gjenden dy studentë të vdekur në Itali

Evropë

Gjenden dy studentë të vdekur në Itali

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 16:33
Ilustrim

 

Dy studentë janë gjetur të vdekur sot në mëngjes në apartamentin e tyre në Urbino të Italisë.

Sipas mediave italiane, të rinjtë ishin asfiksuar nga rrjedhja e gazit në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë u dërgua në spital edhe një pensionist 76-vjeçar, i cili ishte fqinj me dy studentët.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe të zjarrfikësve.

Këta të fundit thyen derën për të hyrë në banesën e të rinjve, por fatkeqësisht ata kishin humbur jetën. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e tragjedisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat