Alarmohet Serbia, një person me bombë kërcënon ndërtesën e Qeverisë

Evropë

Alarmohet Serbia, një person me bombë kërcënon ndërtesën e Qeverisë

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 09:05
Alarm në Serbi

Një person në Beograd kërcënonte me bombë ndërtesën e Qeverisë Serbe, i cili paralajmëronte se do të aktivizonte eksplozivin për ta hedhur në erë.

Për plot 3 orë, nga ora 04:00-07:00 të mëngjesit të sotëm, policia negocionte me 39-vjeçarin me iniciale M.S. Në vendngjarje ndodheshin forcat speciale, skuadrat e anti-terrorit, zjarrfikësja dhe ambulanca.

Pas negociatave disa orëshe, autoritetet arrestuan autorin që kërcënonte se do shpërthente ndërtesën e qeverisë, ndërsa rezulton se ai është person me precedent penal. Hetuesit kanë nisur punën për të zbuluar qëllimet e 39-vjeçarit, ndërsa nuk ka ende një motivacion konkret, raportojnë mediat serbe.

Gjatë 3 orëve, i gjithë qarkullimi ishte paralizuar deri sa u normalizua situata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat