“Më mirë me Rusinë se me NATO-n”

Evropë

“Më mirë me Rusinë se me NATO-n”

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 22:56
Tomislav Nikoliq

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë për agjencinë ruse të lajmeve Tass, se Serbia më mirë e ka t’i forcojë lidhjet me Rusinë, se sa të anëtarësohet në NATO.

Madje për NATO-n Nikoliq ka deklaruar se s’janë të interesuar të anëtarësohen, sepse nuk u duhet bashkimi me këtë aleancë.

“Serbia kurrë nuk do të jetë anëtare e NATO-s, për shkak se ajo është një aleancë ushtarake dhe ne nuk kemi nevojë”, ka pohuar Nikoliq.

“Gjejmë mospajtime me standardet e tyre kur bëhet fjalë për të drejtat e minoriteteve dhe emigrantëve”.

Bashkëpunimi me Rusinë, thotë Nikoliq, “mund të arrijë një jetë më të mirë për popullin tonë”.

“Unë nuk do të tolerojë asnjë përpjekje për të na kthyer kundër njëri-tjetrit”.

Nikoliq ka folur përsëri edhe për Kosovën. Ai ka ritheksuar se Serbia nuk futet fare në Bashkimin Europian nëse në kurrizë të saj duhet të bëhet njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Serbia kurrë nuk do të bëhet anëtare e BE, nëse në këmbim kërkohet që të njohim pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Nikoliq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat