NATO-ja mbështet përpjekjet për një mbrojtje evropiane

Evropë

NATO-ja mbështet përpjekjet për një mbrojtje evropiane

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 19:51
Jens Stoltenberg

 Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përshëndeti sot në Romë përpjekjet për të arritur një politikë evropiane të mbrotjes, që ka rifiluar nga prespektive e Berxit, duke paralajmëruar se nuk duhet krijuar një alternativë ndaj Aleancës së Atlantikut.

“Një mbrojtje evropiane më e fortë do të jetë mirë për Bashkimin Evropian, do të jetë mirë për Evropën dhe do të jetë mirë për NATO-n”, deklaroi Stoltenberg gjatë një konference për shtyp.

“Një bashkpunim më i madh mes evropianëve mund të jetë vetëm e dobishme”, theksoi ai.

Stoltenberg  nxiti gjithashtu vendet anëtare të rrisin shënezimet e tyre të mbrojtjes pasi “po jetojmë në një botë më të rrezikshme me sfida dhe kërcënime të reja të cilave duhet t’i përgjigjemi dhe t’i përshtatemi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat