Gjukanoviq: Moska po rrezikon rrugën e Malit të Zi drejt NATO-­së

Evropë

Gjukanoviq: Moska po rrezikon rrugën e Malit të Zi drejt NATO-­së

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 11:18
Millo Gjukanoviq

Rusia po e financon fushatën parazgjedhore të disa partive në Mal të Zi, me qëllim që ta rrezikojë anëtarësimin e vendit në NATO, deklaroi kryeministri malazez Millo Gjukanoviq në një intervistë të publikuar tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Gjukanoviq, i cili tani e 25 vite i kryen funksionet e presidentit ose kryeministrit të këtij shteti ballkanik, sipas analistëve, në zgjedhjet e së dielës përballet me sfidën më të madhe zgjedhore deri më tani.

Kryeministri malazez në intervistë thekson se partitë opozitare janë paguar nga Moska, e cila zgjedhjet parlamentare i shikon si shans të fundit për ta penguar intervenimin e rajonit të Ballkanit në BE dhe NATO.

Rusia dhe partitë opozitare malazeze i mohuan pretendimet se Moska ka intervenuar në fushatat parazgjedhore, edhe pse ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov deklaroi se inkuadrimi i planifikuar i Malit të Zi në NATO është "i papërgjegjshëm".

Tanjug, thekson se konkurruesit më të mëdhenj të Gjukanoviqit në zgjedhjet janë dy aleatët opozitarë, nga të cilët njëri është proserb, ndërsa i dyti properëndimor.

Sipas opozitës, Gjukanoviq e trajton Malin e Zi si pronësi personale si dhe se interesat e Rusisë në malin e Zi janë rritur gjatë pushtetit të tij.

Gjukanoviq u rrethua nga "lidhjet e fuqishme ekonomike dhe tradicionale të Rusisë dhe këtij shteti Adriatik me 650.000 banorë, nga të cilët shumica janë ortodoks".

Megjithatë, sipas tij, çështja për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, është e ndjeshme, sepse, Aleanca në 1999 e ka bombarduar Malin e Zi, i cili atëherë ishte në përbërje të bashkësisë shtetërore Serbi dhe Mali i Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat