Vetëvritet në burg terroristi sirian që planifikoi sulme në Gjermani

Evropë

Vetëvritet në burg terroristi sirian që planifikoi sulme në Gjermani

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 12 tetor 2016 Në ora: 23:08
Xhaber Al-Bakr

Xhaber Al-Bakr (22), siriani që u arrestua para pak ditësh nga policia gjermane dhe me ndihmën e tre bashkëkombasve të tij, për shkak se kishte planifikuar sulme kamikaze në aeroportin e Berlinit është vetëvrarë në dhomat e paraburgimit në Leipzig, shkruan Der Spiegel. Ai duhet të jetë varur. 22 vjeçari që u arrestua të hënën në mëngjes në shtëpinë e Chemnitzer, ju gjet 1.5 kilogram mjete shpërthyese dhe sipas gjitha mundësive ka qenë pjesë e terroristëve të ISIS, përcjell botasot.info.

Kjo është një goditje e fortë për rrjetin e informacionit që mund të dilte nga goja e 22 vjeçarit. Policia dyshon se ai ka pasur disa bashkëpunëtorë brenda dhe jashtë Gjermanisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat