Dhurata e veçantë që mori Putini

Evropë

Dhurata e veçantë që mori Putini

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 16:53
Vladimir Putin

Vladimir Putin mbushi plot 64 vjet më 7 tetor, e për t’ia uruar ditëlindjen presidentit rus, një kompani ruse ka krijuar një telefon mobil të personalizuar për të.

Kompania “Caviar” krijoi 64 telefona mobilë të llojit iPhone 7 me fytyrën e Putin të skalitur në pjesën e pasme.

Ky mobil përbëhet nga titani, ari dhe argjendi, dhe kushton pothuajse katër mijë dollarë.

Kompania e ka përshkruar si “mobil për patriotë”, telefonin e ri, i cili u shit në kohë rekorde. Natyrisht që një prej këtyre kopjeve të rralla iu dërgua presidentit rus. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat