Yildirim: Roli i Ankarasë është t'i bashkojë Rusinë, SHBA­-në dhe Iranin

Evropë

Yildirim: Roli i Ankarasë është t'i bashkojë Rusinë, SHBA­-në dhe Iranin

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 16:22
Binali Jildirim

Roli i Ankarasë në konfliktin sirian është t'i bashkojë Rusinë, SHBA-në dhe Iranin me qëllim që të gjendet zgjidhje për luftën në vend, deklaroi sot kryeministri turk Binali Yildirim.

Ashtu siç citoi ai, në proces mund të marrë pjesë edhe Arabia Saudite. Në atë mënyrë mund të ndërpritet gjakderdhja në rajon dhe t'i vihet fund vdekjes së njerëzve të pafajshëm.

Ashtu siç thotë Yildirim, mungesa e koordinimit dhe pajtimit mes Moskës dhe Uashingtonit nga dita në ditë e komplikon situatën në Siri.

Ai shtoi se për shkak të asaj përgjegjësi të madhe mban Rusia, sepse Moska paraqet faktor të rëndësishëm në problemin e tërësishëm sirian.

"Erdhi koha kur Moska duhet ta shfrytëzojë ndikimin e saj ndaj presidentit Bashar al Asad. Konsideroj se Turqia duhet të ndërmarrë qëndrim më aktiv me qëllim që numri i të vdekurve të mos rritet më shumë", theksoi Yildirim.

"Kur bëhet fjalë për ndërtimin e projektit të gazsjellësit "Rrjedha Turke" ai nuk duhet të shkaktojë shqetësim në brendësinë e BE-­së, sepse ajo do të jetë nga interesi për Evropën", sqaroi Yildirim.

"Vlera e projektit është në atë që "Rrjedha Turke" do të sigurojë siguri energjetike në rajon dhe do t'ua japë përkrahjen e domosdoshme atyre vendeve të cilat kufizohen me rajonin tonë.

“Nuk ekziston asnjë arsye e cila mund të shkaktojë brengë te evropianët", përmbylli kryeministri turk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat