Franca: Britania të përmbushë detyrën e saj morale ndaj fëmijëve refugjatë

Evropë

Franca: Britania të përmbushë detyrën e saj morale ndaj fëmijëve refugjatë

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 14:24
Ilustrim

 

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve i pranishëm sot në Londër i kërkoi zyrtarisht Britanisë së Madhe për të marrë përsipër “detyrën e saj morale” për akomodimin e disa qindra migratëve minorenë të izoluar që ndodhen në brigjet franceze në Kale (veri) ndërsa familjet e tyre jetojnë në këtë shtet.

“I kërkoj zyrtarisht Britanisë së Madhe për të përmbushur detyrën e tyre morale”, deklaroi Cazeneuve në RTL, ndërsa autoritetet franceze po përgatiten për të evakuuar së afërmi rreth 7.000 deri në 10.000 migrantë të strehuar në kampin e cilësuar “Xhungël” në Kale, përballë brigjeve angleze.

“Ka qindra minorenë të izoluar në Kale që kanë familjet e tyre në Britaninë e Madhe, ndërsa jemi në proces të përpilimit të listës së saktë dhe për këtë fakt britanikët duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre. Ne i kemi përmbushur tonat”, theksoi ministri, i cili pritet të takohet sot me homologun britanik, Amber Rudd.

I pyetur në lidhje me mënyrat që ai zotëron për të ushtruar presion ndaj Britanisë së Madhe, ministri iu përgjigj”, Përderisa e gjithë vëmendja është e fokusuar mbi këtë kontigjent të minorenëve të izoluar ndërsa britanikët nuk po i tërheqin drejt shtetit të tyre, duhet të jenë të vetëdijshëm se do të jetë në interes të tyre t’i marrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat