“Britania është vendi më i korruptuar në botë”

Evropë

“Britania është vendi më i korruptuar në botë”

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 09:05
Roberto Saviano

Britania është vendi më i korruptuar në botës, sipas gazetarit italian Roberto Saviano, i cili kaloi më shumë se një dekadë për të kuptuar marrëdhëniet kriminale të mafies italiane.

I kërcënuar me vdekje në shumë raste dhe që jeton nën ruajtjen nga policia pas publikimit të artikujve mbi anëtarët e Kamorras, një degë e fuqishme e mafies napolitane, së fundi bëri një deklaratë të fortë kundër Britanisë.

“Nëse ju më pyesni mua se cili është vendi më i korruptuar në botë, duke më thënë Afganistani, Greqia, Nigeria, Jugu i Italisë, unë do t’ju them se është Britania e Madhe”, tha ai në festivalin letrat Hay.

Megjithatë, ai deklaroi se nuk është policia apo politika e korruptuar në Britani.

“Nuk është administrata, as policia, as politika, por ajo që është e korruptuar është kryeqyteti financiar. 90 për qind e pronarëve të kapitalit në Londër kanë selinë e tyre në det të hapur”, shtoi 36-vjeçari italian.

“Jersey dhe Kajman-së janë portat e qasjes së kapitaleve të jashtëligjshme në Evropë dhe Mbretëria e Bashkuar është vendi që e lejon. Kjo është arsyeja se pse kjo kaq e rëndësishme”, shtoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat