Nis gjykimi për vrasjen pranë Kremlinit vitin e kaluar

Evropë

Nis gjykimi për vrasjen pranë Kremlinit vitin e kaluar

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 11:50
Ilustrim

Pesë persona të akuzuar për përfshirje në vrasjen e politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov, kanë dalë sot para një gjyqi ushtarak në Moskë.

Nemtsov, ish-zëvendëskryeministër, i cili është bërë kritik i zëshëm i presidentit Vladimir Putin, është vrarë pranë ndërtesës së Kremlinit më 27 shkurt të vitit 2015.

Të pandehurve – të gjithë çeçenë – dyshohet se u janë premtuar shuma parash për vrasjen e tij.

Të gjithë i mohojnë akuzat.

Të afërmit e Nemtsovit druajnë se nuk do të zbulohet kurrë se kush e ka porositur vrasjen.

Nemtsov ka shërbyer si zëvendëskryeministër i parë nën presidentit Boris Yeltsin në vitet 1990.

Rreth gjykatës ku ka nisur gjykimi ka siguri të lartë, ndërsa disa gazetarë raportohet se nuk janë lejuar brenda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat