Itali - Shpërthim në një lokal në Milano, 10 të plagosur

Evropë

Itali - Shpërthim në një lokal në Milano, 10 të plagosur

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 11:00
ilustrim

Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim në një lokal në qendër të Milanos. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, rreth orës 1:30 në një lokal në rrugën Regina Giovanna.

Fatmirësisht nuk pati viktima në njerëz, por vetëm të lënduar dhe deme materiale.

Mediat raportojnë se në momentin e shpërthimit lokali ishte i mbyllur.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, nëse është një zjarrvënie e qëllimshme apo një mjet shpërthyes. Autoritet po presin verifikimet për të dalë në një verion përfundimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat