Masakra në Nice, zbulohen të dhëna që implikojnë policinë

Evropë

Masakra në Nice, zbulohen të dhëna që implikojnë policinë

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 08:19
masakra e nices

Detaje të reja janë bërë publike nga mediat për tragjedinë në Nice të Francës, ku mbetën të vdekur 86 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Nga hetimet e policisë, kamioni që vrau 86 persona në 14 Korrik, ka frenuar vetë dhe nuk është ndaluar nga forcat e rendit, siç pretendohej nga Ministri i Brendshëm francez. Lajmi u bë publik në një emision të përditshëm në një stacion televiziv lokal.

Sipas procesverbalit që publikoi gazetari francez Azzeddine Ahmed-Chaouch, kamioni që masakroi 86 persona nuk ka ecur për 45 sekonda, siç pretendon policia, por ka përshkuar turmën për 4 minuta e 17 sekonda.

Gazetari i TMC franceze, gjithashtu tha se ka qenë vetëm një makinë policie në vendngjarje dhe kërkoi publikisht dorëheqjen e disa zyrtarëve të përfshirë në skandal.

Lidhur me ngjarjen në Nice, janë arrestuar edhe dy shqiptarë, 38-vjeçari Artan Henaj nga Fieri dhe 34-vjeçarja Enkelejda Zaçe nga Elbasani. Ata akuzohen se i kanë siguruar armë autorit të masakrës, më të cilat qëlloi mbi turmën dhe policinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat