Libri "Master Plani i Putinit"

Evropë

Libri "Master Plani i Putinit"

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 16:45
Putin

Libri Master Plani i Putinit, argumenton qartë se Putini ka një strategji gjeo-politike për të shkatërruar Evropën, për të ndarë Naton, për të rivendosur pushtetin e Rusisë dhe influencën e saj globale, thotë autori Douglas Schoen. Në një diskutim në Këshillin Atlantik këtu në Uashington DC, zoti Schoen dha një pasqyrë të strategjisë së ndjekur nga udhëheqësi rus në mungesë të një pozicionimi më të prerë nga Perëndimi.

Libri i ri i strategut demokrat Douglas Schoen, Master Plani i Putinit, është një përpjekje për të shpjeguar strategjinë globale të Putinit që mund të çojë sipas tij në përçarjen e Natos dhe potencialisht në një luftë me Perëndimin. Zoti Schoen thotë se dobësia që ndjen Putini brenda Rusisë, me gjendjen e rënduar ekonomike dhe pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje do ta bëjë atë edhe më ekspansionist në të ardhmen duke provuar ndoshta një inkursion në vendet balltike.

“Ideja se ai ishte në gjendje të ndryshonte për herë të parë kufijtë e Evropës qysh nga viti 1945, përmes inkursionit në Ukrainë me pothuajse asnjë reagim nga amerikanët, përveç sanksioneve dhe me mungesën e armëve mbrojtëse të ukrainasve është diçka që më shqetëson.”

“A ka mundësi që Putini të verë në provë shtetet baltike me një inkursion për të mbrojtur popullatën rusisht-folëse në Estoni, për të parë çfarë përgjigje do të marrë nga Shtetet e Bashkuara apo nga Natoja, nëse do të ketë të tillë? Pyetja që shtroj në libër është sa e shpejtë do të jetë përgjigja nëse do të kishte të tillë.”

Perëndimi, argumenton autori, nuk ka strategji dhe plan për të konfrontuar Putinin përveç sanksioneve të kufizuara ekonomike që kanë bërë shumë pak për të ndalur agresionin e Putin, i cili nga ana e tij po investon shumë në ushtri.

“Rusët po përmirësojnë sistematikisht sistemin e tyre mbrojtës dhe arsenalin e tyre bërthamor ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përmirësuar këtë në 25 vjet, ndërkohë që kanë pakësuar shpenzimet e mbrojtjes”.

Zoti Schoen thotë se lëvizjet e Putinit janë të planifikuara mirë dhe paqëndrueshmëria në Siri i ka sjellë fitime Rusisë.

“Përfitimi kolateral i Rusisë nga paqëndrueshmëria në Siri ka qënë kriza e refugjatëve e cila ka destabilizuar më tej Evropën dhe ka krijuar kaos.”

Ndërkohë, thotë autori, vende të ndryshme të Evropës japin përgjigje të ndryshme për krizën e imigracionit dhe ndërsa zonja Merkel po e rimendon qëndrimin e saj në prag të zgjedhjeve shtetëtore. Të gjitha këto funksionojnë në të mirë të Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat