Mbrojtja e të dhënave e BE nuk i mbron të dhënat

Evropë

Mbrojtja e të dhënave e BE nuk i mbron të dhënat

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 16:02
Ilustrim

Urdhëresa e re e BE për mbrojtjen e të dhënave synon të përmirësojë gjendjen juridike në Evropë. Ekspertët dyshojnë për suksesin e saj.

Në maj, mbrojtësit evropianë të të dhënave brohorisnin nga gëzimi. Urdhëresa e re e BE për Mbrojtjen e të Dhënave hyri në fuqi. Konsumatorët evropianë fituan me të më shumë të drejta. Për shembull, përdoruesit e internetit, në ato raste kur mendojnë se ka shkelje të ruajtjes së të dhënave nga firmat, mund të ndërmarrin hapa kundër tyre. Deri tani, ai që konstaton një shkelje në Facebook, duhet të përballet me Zyrën e Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës, sepse Facebooku vepron që prej Irlandës. Me rregulloren e re, partneri i kontaktit në raste të tilla duhet të jetë zyra në vendin e përdoruesit. Të dyja institucionet punojnë në këtë rast së bashku. Kur ato kanë mendime të ndryshme, vendimin e merr një komision i përbashkët evropian për mbrojtjen e të dhënave.

Një risi tjetër: në rastin e kalimit nga një rrjet social në tjetrin, përdoruesit do të kenë mundësi "t'i marrin me vete" të dhënat e tyre si emailin ose fotografitë. Dhe: sipërmarrjet e internetit nuk lejohet që të dhënat, që i kanë mbledhur vetëm një qëllim të caktuar t'i përdorin për qëllime të tjera ose t'ua japin të tjerëve, pa i pyetur më parë klientët. Veç kësaj do të ekzistojë edhe një "e drejtë për t'u harruar", që do të thotë se të dhëna të lidhura me persona, me dëshirën e tyre duhet të fshihen nga rrjeti.

Sipas pikëpamjes së Komisionit, nga kjo urdhëresë do të përfitojnë edhe sipërmarrje. Vetë fakti se në të ardhmen do të ekzistojë vetëm një autoritet i mbikqyrjes do t'i kursejë këtij sektori më shumë se dy miliardë euro në vit, ky të paktën është vlerësimi i BE.

Shumë sipërmarrje janë ende në pozita pritjeje

Por e gjitha kjo është vetëm në letër. Sepse edhe kur të ketë hyrë në fuqi urdhëresa për Mbrojtjen e të Dhënave, shtetet anëtare kanë plot dy vjet kohë, që t'i përshtatin rregullat e tyre kombëtare. Në Gjermani duhet të përshtaten rreth 300 ligje administrative.

Edhe shumë sipërmarrje nuk janë të përgatitura për këtë risi. Susane Dehmel, drejtoreshë ekzekutive për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Sigurinë te Bitkom u ka bërë thirrje firmave që të mos presin për një kohë të gjatë me përshtatjen dhe i ka paralajmëruar: "Pas fundit të periudhës tranzitore në maj 2018 kërcënojnë dënime të ndieshme, kur sipërmarrjet nuk u përmbahen të gjitha rregullave." Këto dënime me të vërtetë nuk janë gjë e vogël. Dënimi maksimal që kërcënon është katër përqind të qarkullimit të përgjithshëm.

Janë harruar: Cloud Computing e të ngjashme

Por problemet kërcënojnë të vijnë nga një anë krejt tjetër. Sipas një studimi juridik të Universitetit të Kasselit, në urdhëresë as nuk përmenden përdorime vendimtare interneti. Alexander Roßnagel, profesor i së Drejtës Ekonomike dhe drejtues i grupit të projektit thotë: "Të gjitha sfidat moderne për mbrojtjen e të dhënave, si rrjetet sociale, Big Data, robotët e kërkimit, Cloud Computing dhe përdorime të tjera teknike injorohen në tekst."

Kjo çon në pasiguri juridike. "Meqenëse caktimi i kufijve me ligjet gjermane është bërë në mënyrë të paqartë, situata juridike në Gjermani bëhet më e padepërtueshme dhe ndoshta edhe më e keqe. Gjithsesi, qeveria gjermane ka kohë deri në maj 2018 që të përgatitet për situatën e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat