Gjermani: Malazezi dënohet me 4 vjet heqje lirie, dyshohet se do ua shiste armët terroristëve që shkaktuan Sulmin e Parisin

Evropë

Gjermani: Malazezi dënohet me 4 vjet heqje lirie, dyshohet se do ua shiste armët terroristëve që shkaktuan Sulmin e Parisin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 29 shtator 2016 Në ora: 13:53
Vlatko V.

Vlatko V. (51) nga Mali i Zi që pak ditë përpara sulmeve terroriste të Parisit, ishte kapur në magjistralen në afërsi të Mynihut me veturën të mbushur deng me artileri të rëndë është dënuar nga Gjykata e Mynihut, njofton Der Spiegel. Ai udhëtonte drejt Parisit, ku sipas të gjitha dyshimeve do ua shiste armatimin terroristëve të ISIS që shkaktuan 130 të vdekur në nëntor 2015, shkruan botasot.info.

Gjykata e ka dënuar për shkak të transportimit të armëve pa leje në territorin gjerman, pasi nuk arriti të vërtetojë se armët i transportonte te terroristët e ISIS. Për këtë procedim penal, trupi gjykues vendosi që ai të dënohet me katër vjet heqje lirie.


Në veturë ai dispononte kalashnikovë, mjete shpërthyese, granata dore. Shpesh mafia e Ballkanit është akuzuar se përmes qeverive të korruptuara kanë marrë një arsenal të madh armësh, që më pas ua shesin me çmime të leverdishme organizatave të ndryshme terroriste./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat