Dy tërmete në afërsi të ishujve grekë

Evropë

Dy tërmete në afërsi të ishujve grekë

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 11:00
Ilustrim

Tërmet me intensitet prej 4 ballëve sipas shkallës së Rihterit sot u regjistrua në verilindje të ishullit Alonisos, kumtoi Instituti për gjeodinamikë pranë Observatoriumit kombëtar të Athinës.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në det në thellësi prej 10 kilometrave, 47 kilometra në verilindje të ishullit.

 Tërmet i dobët me intensitet prej tre ballëve sipas shkallës së Rihterit sot në mëngjes u regjistrua edhe në afërsi të Skijatos.

Epiqendra e këtij tërmeti gjithashtu ka qenë në det në thellësi prej 10 kilometrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat