Patriarku rus nënshkruan peticionin kundër abortit

Evropë

Patriarku rus nënshkruan peticionin kundër abortit

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 08:20
Patriarku rus Kirill

Patriarku Kirill i Kishës ortodokse ruse ka nënshkruar një peticion i cili bën thirrje për ndalim të abortit.

Patriarku është takuar me aktivistët kundër abortit përpara se të nënshkruante peticionin kundër abortit, i cili do t’i dërgohet presidentit rus, Vladimir Putin.

Në deklaratën e Kishës thuhet se peticioni bën thirrje për “ndalimin e vrasjeve legale të fëmijëve të palindur”. Aty po ashtu bëhet thirrje për “amendamente ligjore për të ndaluar abortet kirurgjikale dhe përdorimin e barnave për abort”.

Në muajin maj, Patriarku Kirill kishte thënë se abortet janë “katastrofë kombëtare, që merr jetën e më shumë se 1 milionë banorëve çdo vit”.

Deri më tani peticioni kundër ndalimit të abortit në Rusi ka mbledhur 300 mijë nënshkrime, ndërkaq organizatorët e peticionit mëtojnë të mbëledhin 1 milion nënshkrime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat