Italia drejt referendumit për reformën historike kushtetuese

Evropë

Italia drejt referendumit për reformën historike kushtetuese

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 19:32
Matteo Renzi

Qeveria italiane pritet të njoftojë sot datën e referendumit mbi reformën kushtetuese, rezultati i së cilës do të vëzhgohet me interes nga Evropa, dhe që do të mbahet në fund të nëntorit ose fillim të dhjetorit.

Ekspertët parashikojnë që votimi do të zhvillohet më 27 nëntor ose më 4 dhjetor.

Kryeministri italian, Matteo Renzi, i cili kryesoi një takimi të kabinetit mbi këtë çështje, konfirmoi në një intervistë televizive javën e kaluar se referendumi ka të ngjarë të zhvillohet rreth këtyre datave.

Paketa e propozuar është një nga tronditjet më të mëdha të republikës 60-vjeçare italiane.

Paketa ul kompetencat e Senatit dhe organeve rajonale për t’i dhënë vendit qeverisje më të fuqishme dhe më efikase.

Kritikët thonë se “së bashku me një ligj, që i jep fituesit të zgjedhjeve një shumicë të sigurt në parlament, reforma kushtetuese forcon padrejtësisht ekzekutivin dhe dëmton kontrollet demokratike dhe balancat”.

Kryeministri italian, Renzi kënkon të ndryshojë ligjin zgjedhor, që ende nuk është verifikuar nga Gjykata Kushtetuese, megjithatë ndryshimet nuk kanë ngjasa të ndodhin shpejt.

Gjithashtu, kundërshtarët pohojnë se reforma është konceptuar  keq dhe do të komplikojë, në vend që të lehtësojë, procesin legjislativ.

Të gjitha grupet opozitare dhe një pakicë e Partisë Demokrate janë kundër paketës së propozuar nga Renzi.

Kryeministri tha muaj më parë se do të jepte dorëheqjen nëse paketa do të hidhej poshtë.

Megjithatë, një fitore e kampit kundër reformës pritet të shkaktojë një krizë të qeverisë dhe të rrisë shanset për zgjedhje të reja të përgjithshme, në vitin 2017-2018

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat