Tërmeti në Itali, Renzi: 4 mld euro dëme

Evropë

Tërmeti në Itali, Renzi: 4 mld euro dëme

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 13:55
Foto

Tërmeti shkatërrues që shkundi Italinë qendrore muajin e kaluar, përpos humbjes së jetëve njerëzore, ka edhe një kosto të lartë financiare, plot 4 miliardë euro, sipas kryeministrit Mateo Renzi.

Kryeministri njoftoi të dhënat gjatë një konference për shtyp në Romë, ku e vuri theksin tek përpjekjet për rikonstruksionin, pas tërmetit të 24 gushtit. Renzi u zotua të rikthejë lavdinë e dikurshme të qyteteve të dëmtuara dhe foli për rëndësinë e forcimit të godinave publike dhe shkollave. E vetmja shkollë në qytetin historik të Amatrices u shkatërrua gati plotësisht si pasojë e tërmetit.

“Sa më shpejt që të jetë e mundur në duhet të marrim të gjitha hapat e nevojshme për të forcuar ndërtesat kundër tërmeteve dhe duhet të shpenzojmë më shumë para për të mbrojtur sigurinë e fëmijëve tanë nëpër shkolla”, tha kryeministri italian.

Tërmeti prej 6.2 ballë e shkallës rihter i ndjekur nga një valë lëkundjesh të tjera detyroi mbi 2500 banorë të jetonin nëpër tenda. Fabrizio Curcio, kreu i departamentit te mbrojtjes civile tha se një strukture e re prej druri që do tu ofrojë strehim viktimave të tërmetit pritet të përfundojë brenda 7 muajve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat