Poroshenko: Rusia zhvillon luftë të pashpallur kundër Ukrainës

Evropë

Poroshenko: Rusia zhvillon luftë të pashpallur kundër Ukrainës

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 10:29
Petro Poroshenko

Rusia zhvillon luftë të pashpallur hibride kundër Ukrainës, e cila ka edhe komponentë terroriste, deklaroi nga foltorja e Kombeve të Bashkuara, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, njoftoi DPA.

Në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Poroshenko theksoi se vitin e kaluar në praktikë lufta hibride edhe më shumë është zgjeruar dhe pasojat e saj shihen në tërë Evropën, në SHBA dhe gjithkund.

"Ukraina është poligon për testimin e luftës hibride, në të cilën shfrytëzohen metoda si presion politik, propagandë, manipulime zgjedhore, befasime ekonomike, operacione ushtarake dhe keqpërdorime të masave diplomatike", tha Poroshenko.

Sipas tij në Donbas ka rreth 38 mijë pjesëtarë të forcave të armatosura kundërligjore, të cilët siç tha "deri në dhëmbë janë të armatosur nga Rusia" dhe të cilët disponojnë me më shumë se 700 tanke, 1.200 autoblinda dhe 100 sisteme artilerike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat