Franca nderon me përulje viktimat e terrorizmit

Evropë

Franca nderon me përulje viktimat e terrorizmit

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 21:37
Nderimi i viktimave

Këta barbarë nuk kanë as ligj, as besim, as përkatësi fetare, tha sot një djalë i fesë myslimane, i cili ka humbur të afërmit e tij në sulmin terrorist në Francë.

Ai hodhi poshtë “amalgamën” midis islamit dhe terrorizmit, gjatë një ceremonie përkujtimore për viktimat e sulmeve xhihadiste.

Si rasti në fjalë, të afërm të viktimave apo të të shpëtuarve kanë dhënë dëshmi prekëse gjatë kësaj ceremonie, organizuar në prani të presidentit François Hollande dhe drejtuesve të lartë nga fusha të ndryshme, për viktimat e sulmeve terroriste.

“Këtë 14 korrik 2016, ditën e Festës Kombëtare, jetët tona u trazuan si kurrë më parë”, theksoi Yasmine Bouzergan Marzouk, 21 vjeçe duke u shprehur në emër të tre anëtarëve të familjes së saj vrarë në sulmin e Nisës, ku u regjistruan 86 të vdekur, një krim makabër i kryer nga një xhihadist i ISIS-it.

“Këto kriminelë kanë sulmuar një simbol republikan, por më konkretisht fëmijët, të cilët përfaqësojnë të ardhmen e Francës”, vuri në kujtesë ajo, në nderim të kujtimit të të afërmit të saj, Mehdit 13 vjeçar.

“Ne rrjedhim nga një familje e besimit mysliman dhe nuk duhet të krahasohemi në asnjë mënyrë me këta barbarë që nuk kanë as besim, as fe, as përkatësi fetare”, vijoi ajo.

“Viktimat e pafajshme të të gjithë akteve terroriste, ju përfaqësoni vëllezërit dhe motrat tona dhe dëshiroj të shpreh gjithashtu solidaritetin e vendit tim”, tha Georges Salines, president i shoqatës së familjes së viktimave të sulmeve të Parisit më 13 nëntor, ku u regjistruan 130 të vdekur.

“Republika Franceze nuk do të triumfojë ndaj terrorizmit duke tradhëtuar vlerat e saj që janë të fuqishme, më të forta se ato të terroristëve”, vuri theksin një burrë që kishte humbur të bijën, Lola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat