Francezja fatbardhë, fiton afro 7.5 milionë franga në kazino

Evropë

Francezja fatbardhë, fiton afro 7.5 milionë franga në kazino

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 16:47
Ilustrim

Një grua nga Kloten nuk ka humbur kohën e saj të dielën pasdite: ajo fitoi një shumë rekorde parash, jo më pak se 7.5 milionë franga. Zonja në fjalë fitoi në kazinonë zvicerane në Cyrih.

Ajo sapo kishte humbur 200 franga dhe për pak dëshironte të ndalte lojën.

Ky është fitimi më i madh në lojërat automatike në Evropë. Fituesja dëshiron të mbetet anonime. Ajo ka ndërmend të investojë kryesisht në trajnimin profesional të fëmijëve të saj si dhe të organizojë një dasmë.

Por, gjithashtu, me që ishte një grua me të ardhura modeste, fituesja ka pohuar se ka për qëllim të ndihmojë njerëz të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat