Sondazhet rrëzojnë kryeministrin Tsipras

Evropë

Sondazhet rrëzojnë kryeministrin Tsipras

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 22:41
Aleskis Tsipras

Megjithë disa masa lehtësuese që ka deklaruar nga Panairi i Selanikut një javë më parë kryeministri Aleskis Tsipras, dy sondazhet e fundjavës tregojnë se grekët po preferojnë tashmë konservatorët e Demokracisë së Re, vetëm gati një vit pas zgjedhjeve të dyta të 2015-s, që ka fituar lideri i Syrizës me diference të konsiderueshme.

Tashme ai ndodhet me shtatë dhe tetë pikë përkatësisht, pas opozitarëve të Kiriakos Mitsotakis, për faktin siç pasqyrohet në këto sondazhe, se ekonomia në recension për të shtatin vit, ende nuk po jep shenja rimëkëmbjeje, përveç sektorit të turizmit.

Grekëve tashmë nuk po u bën përshtypje as vlerësimi që beri “Citigroup”, kolosi financiar shumëkombësh me qendër në Nju Jork sipas të cilit fenomeni “Grexit” ,nuk shihet më si një skenar i mundshëm, të paktën për tre vjet dhe kjo për shkak të reformave që kanë filluar të zbatohen gradualisht në vend.

Kompania qe krijoi termin “Grexit” tashmë vlerëson se dalja e Greqisë nga Eurozona nuk është më një nga çështjet që diskutohet brenda BE apo ne zyrat e agjencive financiare të vlerësimit.

Sondazhet tregojnë se gati 4 në 10 grekë nuk dinë se kë mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. 

Ato gjithashtu vazhdojnë të mbajnë në vend të tretë si force politike Agimin e Artë, pikërisht 3 vjet pasi një neonazist anëtar i tij, që nuk po gjykohet ende, ka vrarë muzikantin e majte Pavlo Fissas, në kujtim të të cilit këtë fundjavë zhvillohen mitingje antifashiste në gjithë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat