Skandaloze: Publikohen pamjet ku shihet kryetari i komunës duke thithur kokainë në tualet

Evropë

Skandaloze: Publikohen pamjet ku shihet kryetari i komunës duke thithur kokainë në tualet

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 15:51
Pamje nga video

Kryetari i komunës së Doverit në Angli, është filmuar duke thithur pluhur të bardhë (kokainë) në tualet me kartëmonedhë prej 20 funteve.

Neil Rix 54-vjeç i cili njëherit ushtron postin e këshilltarit të pavarur, këmbëngul se nuk e di se çfarë kishte konsumuar, dhe se në asnjë mënyrë nuk do të japë dorëheqje nga posti edhe pas publikimit të pamjeve të konsumimit të drogës.

Edhe pse Rix ka kërkuar falje publikisht, ai beson se e gjitha kjo ishte një komplot i organizuar nga kundërshtarët e tij politik.

“Kurrë nuk e kam bërë një gjë të tillë më parë. Kam qenë i dehur. Nuk e di çfarë kam thithur”, ka deklaruar Rix.

Ndërkaq policia ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast dhe videon e publikuar në internet, ku shihet politikani anglez duke konsumuar drogë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat