“Derisa Erdogani është në pushtet, nuk ka anëtarësim të Turqisë në BE”

Evropë

“Derisa Erdogani është në pushtet, nuk ka anëtarësim të Turqisë në BE”

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 00:12
Erdogan

Derisa të jetë në pushtet presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, nuk ka ndonjë shanse që Turqia të ketë anëtarësim në BE, tha Komisioneri Evropian, Gunter Oettinger për gazetën “Bild”.

Ai shtoi se në kushte të tilla hyrja e Turqisë në BE nuk do të jetë realitet deri në dekadën e ardhshme.

“Kjo çështje ka të ngjarë që të ndodh vetëm pas largimit të Erdoganit nga pushteti”, tha Oettinger.

Oettinger tha se në Turqi mbetet e rëndësishme për BE-në me pikat gjeo-strategjike dhe ekonomike për këtë arsye është e nevojshme të mbahen marrëdhënie të mira me të.

Në fund të korrikut, kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker paralajmëroi se vendet ku dënimi më vdekje është në fuqi nuk kanë vend në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat