Serbi: Transportonin ilegalisht 64 refugjatë afganë, arrestohen tre trafikantët

Evropë

Serbi: Transportonin ilegalisht 64 refugjatë afganë, arrestohen tre trafikantët

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 30 gusht 2016 Në ora: 18:20
Ilustrim

Tre trafikantë të cilët transportonin ilegalisht 64 refugjatë afganë nga Bulgaria në Serbi janë arrestuar ditën e sotme në qytetin Zajecar, bëri me dije ministria e brendshme serbe në Beograd, përcjell botasot.info, lajmin e kurier.at.

Trafikantë ishin serbë të moshave 30 deri në 45 vjeç të cilët i transportonin me dy furgonë refugjatët. Mes tyre kishte edhe një grua shtatzane dhe dy fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat