Hollande: Ndërhyrja e Turqisë në Siri rrezikon të rrisë tensionet

Evropë

Hollande: Ndërhyrja e Turqisë në Siri rrezikon të rrisë tensionet

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 12:53
Francois Hollande

Presidenti francez, Francois Hollande, paralajmëroi sot për rrezikun e rritjeve të tensioneve në Siri me ndërhyrjet e shumta kontradiktore të Turqisë dhe Rusisë.

Këto komente, Hollande i bëri gjatë një fjalimi para konferencës së ambasadorëve në “Elysée”.

“Këto ndërhyrje të shumta kontradiktore sjellin rreziqe për rritje të përgjithshme të tensioneve”, deklaroi shefi francez i Shtetit, duke përmendur kryesisht ndërhyrjen ushtarake të Ankarasë kundër kurdëve.

“Urgjenca absolute është ndërprerja e luftimeve”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat