OSBE i bën thirrje Ukrainës që të hetojë vdekjen e gazetarit

Evropë

OSBE i bën thirrje Ukrainës që të hetojë vdekjen e gazetarit

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 08:16
Dunja Mijatovic

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë u ka bërë thirrje autoriteteve ukrainase që të kryejnë një hetim për vdekjen e gazetarit Aleksandr Shchetinin.

Gazetari Shchetinin, u gjet i vdekur në banesën e tij në Kiev, më 28 gusht.

“Rrethanat e kësaj tragjedie duhet të hetohen shpejt dhe tërësisht”, ka thënë përfaqësuesja për Lirinë e Medias të OSBE-së, Dunja Mijatovic.

“Vdekja e tij është humbje për komunitetin e mediave”, ka shtuar ajo.

Mijatovic ka përsëritur thirrjen e saj për autoritetet në Ukrainë që të përmirësojnë sigurnë e gazetarëve.

Gazetari ishte gjetur i qëlluar me armë zjarri në kokë, ndërkaq arma edhe një armë ishte shumë pranë trupit të tij. Policia ka thënë se ai ua kishte shkruar një email kolegëve, ku shprehte qëllimin e tij për të kryer vetëvrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat