Kaos total në Spanjë : Zgjedhjet e treta për një vit ?

Evropë

Kaos total në Spanjë : Zgjedhjet e treta për një vit ?

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 18:47
Mariano Rajoy

Partia Socialiste, parti kryesore opozitare në Spanjë ka refuzuar përpjekjet e kryeministrit Mariano Rajoy që të formojë Qeverinë.

Me këtë vendi është një hap afër përsëritjes së zgjedhjeve, të tretat në këtë vit.

 " Votuesit tanë  kanë votuar për ta  hequr qafe Rajoy ", ka thënë kreu i Partisë Socialiste Pedro Sanchez pas takimit  gjysmë orësh me kryeministrin spanjoll.

 Spanja është pa Qeveri qe tetë muaj. Partia popullore Konservative e Rajoy ka fituar zgjedhjet por nuk ka arritur të sigurojë shumicën për të formuar Qeverinë.

 Rajoy ka hyrë në  koalicioni me partinë liberale me të cilën ka siguruar 170 vota në Parlamentin prej 350 vendesh, por kjo është gjashtë më pak se që i duhen që të mërkurën të formojë Qeverinë.

 Nëse edhe dy ditë nuk formohet Qeveria, në Spanjë do të ketë zgjedhje përsëri më 25 dhjetor.

Spanjollët kanë dalë në zgjedhjet parlamentare në dhjetorin e vitit të kaluar, por asnjë parti nuk kishte fituar shumicën e votave për qka zgjedhjet u përsëritën në qershor të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat