Spanja rrezikon të mbajë zgjedhjet për të tretën herë

Evropë

Spanja rrezikon të mbajë zgjedhjet për të tretën herë

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 10:19
Ilustrim

Konservatorët spanjollë arritën dje një mbështetje të liberalëve të Ciudadanos, por ajo është e pamjaftueshme për të sjellë në pushtet Mariano Rajoy dhe të evitojnë zgjedhje të reja, të tretat në një vit.

Partia Popullore e Rajoy (137 deputetë) dhe partia e vogël liberale Ciudadanos (32 deutetë), e drejtuar nga Albert Rivera, arritën një marrëveshje mbi programin e qeverisë së ardhshme pas një javë negociatash.

Pas tetë muajsh, Spanja ende nuk ka një qeveri dhe përballet me kërcënimin e zgjedhjeve të treta, këtë herë ditën e Krishtlindjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat