Pronari i kafenesë refuzon t’u shërbejë myslimaneve

Evropë

Pronari i kafenesë refuzon t’u shërbejë myslimaneve

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 22:01
Ilustrim

Ky gjest përsëri ka ngritur tensione në Francë, shkruan BBC.

Pronari i një restoranti në një lagje të Parisit ka refuzuar t’u shërbejë dy myslimaneve duke u thënë se të gjithë "myslimanët janë terroristë".

 Incidenti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje ndërsa një femër e pranishme ka xhiruar ngjarjen dhe e ka postuar atë në rrjete sociale.

 Në xhirim shihet se si pronari i i restorantit flet me gratë që bartin ‘hixhab’ se nuk dëshiron që në restorantin e tij të jenë “terroristët myslimanë”.

Pas këtij incidenti raportohet se aty u mblodhën një grup njerëzish në shenjë proteste ndërsa pronari ka thënë se i vjen keq për sjelljen  e tij.

 Sipas tij situata është nxehur për shkak të tensionimeve rreth bartjes së ‘burkinit’, një veshje kjo e larjes që mbulon tërë trupin në plazhet e Francës.

 Po ashtu ai ka thënë se njëri nga miqtë e tij ka vdekur në  sallën e koncerteve Bataclan ku ndodhi sulmi terrorist në nëntorin e vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat