Rritet në 290 numri i të vdekurve nga tërmeti në Itali

Evropë

Rritet në 290 numri i të vdekurve nga tërmeti në Itali

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 15:28
Tërmeti në Itali

Numri i të vdekurve të shkaktuar nga tërmeti në Italinë qendrore është rritur në 290, gjashtë të tjerë nga numërimi i mëparshëm, njoftoi agjencia e mbrojtjes civile në vend.

Viktimat e fundit janë regjistruar në Amatrice, duke e çuar numrin e përkohshëm të vdekjeve për qytet në 230.

Numërimi i viktimave për dy komunat e tjera të prekura nga tërmeti konfirmohet me  49 të vdekur në Arquata del Tronto dhe 11 në Accumoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat