Londra kundër krijimit të një ushtrie të përbashkët europiane

Evropë

Londra kundër krijimit të një ushtrie të përbashkët europiane

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 13:30
ilustrim

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban si dhe ai i Republikës Çeke, Bohuslav Sabotka, kanë propozuar krijimin e një ushtrie të përbashkët europiane, gjatë një takimi të mbajtur me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Liderët shfaqën shqetësime për fluksin e azil-kërkuesve si dhe për sulmet e shpeshta terroriste që kanë goditur kontinentin e vjetër gjatë muajve të fundit. Sipas tyre, krijimi i një force të përbashkët të armatosur nuk do të jetë diçka e thjeshtë, por nënvizuan se palët duhet të nisin bisedime serioze dhe se duhet t’a marrin në konsideratë këtë çështje.

Lideri i cili e mbështeti më shumë idenë ishte Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili njihet për kundërshtimet e tij në lidhje me politikat e dyerve të hapura për azil-kërkuesit. Ai u shpreh se një ushtri e përbashkët mund të jetë një zgjidhje për të forcuar sigurinë.

Kundershton Britania –Megjithatë, ideja e disa prej liderve të Europës qëndrore nuk është pritur mirë nga Britania, në kushtet kur vendi po përgatitet për të dalë nga BE-ja. Londra zyrtare e ka kundërshtuar këtë propozim duke nënvizuar se nuk do të përkrahë asnjë organizim ushtarak që del nga korniza e NATO-s.

Ideja e krijimit të një force të përbashkët europiane nuk ështën diçka e panjohur për unionin. Gjatë vitit të shkuar, Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, nënvizoi se formimi i një ushtrie do t’i jepte BE-së më shumë mundësi për t’u përballur me rreziqe të mundshme sic është, Rusia, e cila është shfaqur agresive që prej aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat