Në Turqi arrestohen pesë persona nga Maqedonia që ishin pjesë e ISIS-it

Evropë

Në Turqi arrestohen pesë persona nga Maqedonia që ishin pjesë e ISIS-it

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 12:51
Ilustrim

Mbrëmë në Turqi janë arrestuar pesë persona të përfshirë në planet e Shtetit Islamik apo që ndryshe njihet si ISIS. Këto persona janë arrestuar me kërkesë të Maqedonisë dhe interpoli ka ndihmuar në këtë operacion së bashku me policinë turke.

Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë për këtë aksion ka thënë ”Maqedonia dhe ministria jonë me të gjithë institucionet të lidhura me krimin dhe terrorizmin, jemi angazhuar që të pastrojmë të gjithë terrenin e Maqedonisë nga qelitë terroriste që bindin të rinj për t’u bashkangjitur në luftërat e shteteve arabe.”

Ky aksion i Maqedonisë lidhet me aksionin ”Qelia” që filloi para disa muajve ku në Maqedoni janë zhvilluar deri tani dy aksione ku u burgosën 11 persona, gjashtë nga të cilët e pranuan akuzën se kanë rekrutuar të rinj për në ISIS.

Përndryshe, kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në suaza të vizitës së punës në Republikën e Turqisë, dje në Stamboll ka realizuar takim me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ku kanë biseduar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimi dypalësh, me theks të veçantë në çështjet nga sferat e sigurisë, krizës së emigrantëve dhe marrëdhënieve ekonomike. Në këtë takim presidenti Ivanov ka shprehur ngushëllime dhe keqardhje për serinë e sulmeve terroriste në Turqi, përfshi edhe atë të djeshmin ndaj një punkti kontrollues policor në Turqinë juglindore, ndërsa presidenti Erdogan ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime për vërshimet e 6 gushtit.

Ministri Mitko Çavkov për çdo moment duhet të jep detajet e aksionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat