Këmbëngulje për ndalimin e burkinit

Evropë

Këmbëngulje për ndalimin e burkinit

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 09:02
ilustrim

Gjykata e Lartë Administrative e Francës e shpalli të paligjshëm ndalimin e burkinit. Por konservatorë dhe ekstremistë të djathtë në Francë këmbëngulin për ndalimin me ligj të burkinit.

Gjykata e Lartë Administrative e Francës e shpalli të paligjshëm ndalimin e burkinit në plazhe apo pishina. Trupi gjykues vendosi të premten në Paris se ndalimi i burkinit në Villeneuve-Loubet, një vend pushimesh verore në jug të Francës, përbën një "shkelje të rëndë dhe haptazi të paligjshme të të drejtave themelore të lirisë."

Kërkesën kundër vendimit për mbajtjen e burkinit e kishin bërë grupe aktivistësh për të drejtat e njeriut dhe gjykatësit deklaruan se arsyetimi i disa bashkive se mbajtja e burkinit mund të merret si provokim, është i pamjaftueshëm dhe se për një ndalim duhet të ketë "rreziqe të dëshmuara" për rendin publik.

Image

Këmbëngulje për ndalimin

Megjithatë me vendim e juristëve debati nuk ka marrë fund. Konservatorë dhe ekstremistë të djathtë kërkuan menjëherë ndalimin me ligj të burkinit. Disa kryetarë bashkish deklaruan se do të vazhdojnë ta ndalojnë mbajtjen e burkinit.

Këshilli bashkiak i qytetit i Nicës në jug të Francës deklaroi se do të vazhdojë të vërë gjoba dhe të ndëshkojë gratë që mbajnë burkini. Edhe kryetari i bashkisë Fréjus si dhe administrata e Siscos në Korsikë deklaruan se do të vazhdojnë ta lënë në fuqi ndalimin e burkinit.

Image

 

Që nga sulmi islamik në Nicë, ku pati 86 të vdekur, më shumë se 30 komuna e kanë ndaluar mbajtjen e burkinit në plazhet e tyre. Kryetarët e komunave thonë se këtë gjë e bëjnë për shkak të atmosferës së tensionuar në vend: rrobat e banjos të femrave muslimane që mbulojnë gjithë trupin mund të perceptohet si një provokim dhe të shkaktojë çrregullime të rendit publik.

Mbështetje për vendimin

Këshilli Qendror i muslimanëve francezë e përshëndeti verdiktin e gjykatës. "Kjo është një fitore e drejtësisë dhe e urtësisë dhe do të promovojë bashkëjetesën në vendin tonë", tha zëvendës shefi Abdallah Zekri. Amnesty International tha se këto ndalime "nuk e rrisin sigurinë publike, por nxisin poshtërimin publik"./dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat