Orban bën thirrje për ushtri të përbashkët evropiane

Evropë

Orban bën thirrje për ushtri të përbashkët evropiane

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 19:58
Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se Bashkimi Evropian duhet të fillojë të krijojë një ushtri të përbashkët, shkruan Reuters.

Orban, kritiku i fortë i policisë  së imigracionit të Bashkimit Evropian, tha se siguria duhet të jetë prioritet në Evropë.

“Ne duhet të vendosim sigurinë në vend të parë, dhe se duhet të fillojmë të krijojmë një ushtri të përbashkët evropiane”, tha Orban në një konferencë për media pas takimit me anëtarët e shteteve të Evropës qendrore dhe kancelaren Angela Merkel, në Varshavë.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat