Itali, pasgoditje të shumta në zonën e dëmtuar nga tërmeti

Evropë

Itali, pasgoditje të shumta në zonën e dëmtuar nga tërmeti

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 17:28
Termeti Itali

Në Itali, pas tërmetit të fuqishëm të së mërkurës, që goditi pjesën qendrore të vendit, në qytezën Amatrice ka patur një numër të madh pasgoditjesh, dy prej tyre më të fuqishme: 4.3 dhe 4.7 ballë.

Që nga orët e para të mëngjesit të së mërkurës, kur goditi tërmeti i parë prej 6,2 ballësh, ka patur mbi 500 pasgoditje të tjera, shumica e tyre relativisht të lehta.

Ndërkohë, numri i viktimtave ka arritur në 267 të vrarë, shumica e tyre në qytetet e goditura më rëndë: Amatrice, Arqueta dhe Accumoli, ku shkatërrimet kanë qenë masive. Sipas Agjencisë italiane të Mbrojtes Civile, rreth 400 njerëz kanë shkuar në spitale për të mjekuar plagët.

Mes viktimave, ka patur të paktën 12 shtetas të huaj, mes tyre edhe një shqiptar i Kosovës.

Autoritetet thonë se pritet që shifra e viktimave të rritet, ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkimit. Deri tani, 200 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Ekipet e shpëtimit me ndihmën e qenve të policisë vazhdojnë kërkimet, me shpresën për të gjetur të mbijetuar të tjerë nën rrënoja./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat