Turqi, 8 të vdekur e 18 të lënduar nga një aksident rrugor

Evropë

Turqi, 8 të vdekur e 18 të lënduar nga një aksident rrugor

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 15:02
Aksident rrugor në Turqi

Në një aksident rrugor i cili ka ndodhur në provincën Hatay të Turqisë, në afërsi të Sirisë, tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 18 të tjerë janë lënduar.

Shoferi i minibusit humbi kontrollin mbi automjetin në vendin Senkoy dhe më pas automjeti u përmbys.

Në vendin e ngjarjes arritën ekipet zjarrfikëse dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, raporton Anadolu Agency.

Në mesin e personave që humbën jetën ka edhe fëmijë. Pjesëtarët e forcave të sigurisë po hetojnë për shkakun e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat