Policia çeke mbulon 'atentatin’ ndaj Angela Merkel

Evropë

Policia çeke mbulon 'atentatin’ ndaj Angela Merkel

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 14:47
Angela Merkel

Një njeri i armatosur me pranga dhe gaz lotsjellës u përpoq të godasë autokolonën e Kancelares.

Policia e armatosur çeke qëlloi ndaj një të dyshuari që po ngiste një veturë sportive të madhe, të tipit SUV pasi u përpoq të godas autokolonën e kancelares gjermane Angela Merkel, shkruan Daily Mail.

Merkel ishte për vizitë në Pragë, kur ai person u përpoq të hyj përmes një kordoni të sigurisë duke detyruar policinë lokale që të veprojë.

Policët gjuajtën veturën SUV e cila më pas u ndal. Përderisa policët kontrollonin veturën e tij gjetën brenda saj pranga dhe gaz lotsjellës, sipas medias vendase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat