Rritet numri i viktimave nga sulmi në Cizre të Turqisë

Evropë

Rritet numri i viktimave nga sulmi në Cizre të Turqisë

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 08:21
Cizre, Turqi - 26 gusht 2016.

(E plotësuar) - Së paku 11 policë janë vrarë dhe 78 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i makinës bombë jashtë një ndërtese të policsë, në juglindje të Turqisë.

Sulmi ka ndodhur në Cizre, qytet pranë kufirit me Sirinë dhe Irakun, i cili ka popullsi të madhe kurde.

Mediat turke u kanë hedhur përgjegjësinë për sulmin militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Përleshjet midis forcave turke të sigurisë dhe militantëve kurdë janë rritur prejse armëpushimi midis tyre ka kolapsuar në vitin 2015.

Tetë të vrarë dhe 45 të plagosur nga shpërthimi në Turqi

Tetë policë janë vrarë dhe 45 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i madh i cili ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit jashtë ndërtesës së policisë, në Cizre të Turqisë, raporton BBC.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale kanë treguar një ndërtesë shumëkatëshe duke u rrënuar. Është ende e paqartë se kush qëndron pas sulmit, por qeveria turke e ka akuzuar Partinë Kurdistane (PKK).

Shpërthim në Turqi, goditet ndërtesa e policisë në Cizre

Një bombë e fuqishme ka shpërthyer nga një veturë jashtë ndërtesës së policisë në Cizre, në jug lindje të Turqisë thonë raportet, shkruan BBC.

Shumë njerëz i ka kapluar paniku nga frika se mund të vriteshin apo të plagoseshin, thonë burimet.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale kanë treguar një ndërtesë shumëkatëshe duke u rrënuar. Është ende e paqartë se kush qëndron pas sulmit.

Në Cizre gjatë muajve të fundit janë zhvilluar orë policore, si dhe autoritetet turke kishin vendosur mijëra trupa për të luftuar militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat