Ndahet nga jeta ish-presidenti i Gjermanisë Walter Scheel

Evropë

Ndahet nga jeta ish-presidenti i Gjermanisë Walter Scheel

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 14:11
Walter Scheel

Më 24 gusht 2016, në moshën 97-vjeçare në Freiburg është ndarë nga jeta ish-presidenti Federal gjerman Walter Scheel.

Walter Scheel u lind më 8 korrik 1919 në Solingen. Në vitin 1946 ai iu bashkua Partisë së Lirë Demokratike (Freie Demokratische Partei - FDP), kryesimin e së cilës e mori në vitin 1968.

Fillimisht ai shërbeu si anëtar i asamblesë qytetare në Solingen e në vazhdim si deputet në parlamentin e landit Nordrhein-Westfalen.

Deri në vitin 1974 shërbeu si deputet në bundestagun gjerman dhe për dy vite edhe si zëvendëspresident.

Walter Scheel ishte ministër i jashtëm i koalicionit social-liberal nga viti 1969. Në këtë cilësi ai pati ndikim të madh në politikën lindore dhe në traktatin gjermano-gjerman.

Nga viti 1974 deri 1979 Scheel e mbajti pozitën e Presidentit Federal. Gjatë këtij mandati ai në komunikimin e tij shpeshherë zgjodhi fjalë të qarta dhe u angazhua për më shumë të drejta shoqërore aktive. Angazhimi i të rinjve ishte po ashtu një dëshirë e tij e flaktë.

Në rrafshin e politikës së jashtme ai ishte një ithtar i Evropës së bashkuar duke ndjekur qëllimin e ruajtjes së paqes dhe demokracisë.

Pas përfundimit të mandatit të tij, Scheel u angazhua duke marrë përsipër detyra nderi dhe mbajtur në një sërë pozitash në instanca të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat