Franca rishqyrton vendimin për ndalesën e burkinit

Evropë

Franca rishqyrton vendimin për ndalesën e burkinit

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 12:32
Burkina

Organi më i lartë administrativ në Francë, është duke rishqyrtuar vendimin për ndalimin e plotë të rrobave të plazhit burkini, pas rritjes së shqetësimeve të publikut, pasi gratë myslimane janë detyruar nga autoritetet e rendit që t’i zhveshin ato.

Imazhet që janë publikuar në internet, ku duket se si një polic francez e detyron një grua myslimane të heq burkinin, kanë rritur zemërimin e opinionit.

Disa qytete në Francë kanë ndaluar veshjen e burkinit por disa kanë frikë se kjo gjë mund të përkeqësojë tensionet fetare.

Kryeministri francez Manuel Vllas i ka thënë televizionit BFM se burkinit përfaqësojnë “skllavërimin e grave” por ka shtuar se zbatimi i vendimeve të ndalesës së veshjes së këtyre rrobave, duhet të trajtohet me respekt.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se ndalesa të tilla janë diskriminuese dhe për këtë gjë i kanë bërë thirrje Këshillit të Shtetit, i cili mbanë seancë sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat