Rrëzohet avioni, dy të vdekur në Francë

Evropë

Rrëzohet avioni, dy të vdekur në Francë

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 11:39
Avioni në Francë

Dy persona kanë gjetur vdekjen në Francë pas një aksidenti që ndodhi me aeroplanin në të cilin udhëtonin.

Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 07:40 në periferi të Saint-Remy-de-Maurienne, vend ku u rrëzua aeroplani me dy ulëse.

Kryetari i Komunës, Christian Rochette, ka thënë për “France Bleu” se aeroplani kishte nisur të rrëzohej sapo kishte goditur një pemë.

Ende nuk ka detaje të tjera rreth aksidentit, ndërkohë që policia franceze po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat